BULQIZE-Kryeministri kinez Le Keqiang nga Samiti i Beogradit u shpreh se ‘miqësia me Shqipërinë është si vera, sa më e vjetër, aq më e mirë’. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjete sociale me një punëtor kinez, gjatë vizitës së tij në Bulqizë dhe Burrel, ku ka ndjekur nga afër vënien në punë të disa sektorëve të përpunimit të kromit. “Foto të Ditës” e ka cilësuar kryeministri shqiptar këtë foto. Punëtori kinez nuk pranoi të tregoje çfarë i tha kryeministri gjatë fërkimit të kokës, por burime të BalkanWeb, thonë që Rama i ka premtuar se, pasi qeveria kineze të bëjë Rrugën e Arbrit, ai mund të shkojë me shpejt në Kinë.

Sipas burimeve, punëtori kinez, i kërkoi kryeministrit që hyrje-daljet e tij, të mos shënohen në regjistrin e turistëve.  Por Rama i tha që kjo kërkesë duhet shtuar në projekt-marrëveshjen me PD, duke qenë se këtë praktikë e ka trashëguar nga qeveria e Berishës. Shtetasi kinez, u nda me Ramën, me shpresën se PD do të kthehet të enjten në Kuvend.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: