Tirana zhvilloi miqësoren e radhës në orën 18:00 në stadiumin e Ohrit. Këtë herë kishin përballë një ekip edhe më të fortë se sfiduesi i parë, sepse luajtën me Ballkanin e Ilir Dajës në duelin që përfundoi në barazim 2-2.

Vlen të theksohet fakti se miqësorja e parë për bardheblutë ishte me Strugën dhe u humb me shifrat 1 me 0.

Në të dytën të zhvilluar sot në stadiumi “Biljanini Izvori” të Ohrit ishin Përgjoni dhe Jonuzi që shënuan për kryeqytetasit e Bledi Shkëmbit, teksa i gjithë takimi u mbyll në paqe.

Tirana po vazhdon përgatitjet intensive në Ohër në kuadër të turit të parë të Conference League kundër Torpedo Kutaisit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb