Partizani do të zhvillojë një ndeshje miqësore ditën e shtunë në datën 12 tetor. Të kuqtë do të përballen me skuadrën e Kategorisë së Parë, Kukësin. Sfida do të zhvillohet në orën 17:30 në stadiumin “Arena e Demave”.

Në këtë ndeshje priten të aktivizohen lojtarët të cilët kanë marrë pak minuta gjatë kampionatit. Disa futbollistë të Partizanit të cilët janë thirrur në Kombëtaret do të mungojnë. Bëhet fjalë për Hadrojn, Prekën, Ismailin dhe Bintsukën.

 

Kujtojmë se aktualisht të kuqtë mbajnë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të Superiores. Pas 8 javësh numërojnë 15 pikë, teksa takimi që mbyll fazën e parë do të luhet me Elbasanin në transfertë, më 20 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb