Partizani e ka fituar me rezultatin 6-0 miqësoren e luajtur përballë Kastriotit. Ky takim nisi në stadiumin “Arena e Demave” prej orës 14:30.
Ishin gjashtë autorë të ndryshëm, që shënuan nga tre gola për pjesë. Shënuan të rinj dhe të vjetër në skuadër, ndërsa sulmuesi Padstrelau debutoi me gol në miqësore.
Takimin e zhbllokoi Mba, më pas ishte Padstrelau dhe Mehmeti që me golat e tyre trefishuan rezultatin.
Në pjesën e dytë e nisi me gol Zeka që u aktivizua nga stoli. Në anën tjetër Jata dhe Keko, që po ashtu u aktivizuan nga stoli, vulosën shifrat.