Edhe në një miqësore si ajo mes Gjermanisë dhe Serbisë nuk kanë munguar ndërhyrjet e ashpra e cila mund të ishte me pasoja për Gjermaninë.

Në minutat e fundit të ndeshjes, futbollisti serb Pavkov bëri një ndërhyrje shumë të rëndë në këmbë të Sane, i cili mund të ishte dëmtuar keq në këtë sfidë.

Gjyqtari nuk e fali serbin por e ndëshkoi me karton të kuq duke e larguar menjëherë nga fusha. Për fatin e mirë të gjermanit, ai ia hodhi paq, pa ndonjë dëmtim që mund të rezultonte shumë i rëndë, ndërkohë që miqësorja përfundoi në barazim 1-1.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb