Është zhvilluar sot në “Elbasan Arena” ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare U-21 dhe asaj të Bosnje-Hercegovinës U-21.

Pas një nisje të mirë të kuqezinjve miqtë përfituan nga një dalje e shpejtë në minutën e 11-t për të zhbllokuar shifrat. Dujakoviç nuk fali pasi një topi në zonë duke mposhtur portierin Selmani.

Gol dujakovicc on Vidnews.

Ekipi shqiptar i drejtuar nga Bushi u përpoq për shumë minuta të barazonte rezultatin, por në momentin më të mirë, në minutën e 84-r, miqtë dyfishuan rezultatin me Kuzmanoviç.

kuzmanovic gol on Vidnews.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar duke i nisur me humbje këto teste miqësore. Kujtojmë që Shpresat do të luajnë edhe 2 takime të tjera miqësore, me datë 5 dhe 8 qershor ndaj po të njëjtin kundërshtar, Bjellorusisë.

FORMACIONET

Shqipëria U21: Selmani, Mala, Ceka, Cake, Sahiti, Bare, Hebaj, Selahi, Ethemi, Kolaj, Shaba. Trajner: Alban Bushi.

Bosnje Hercegovina U21: Miminoviç, Daniloviç, Mihojeviç, Sabanoviç, Kadusiç, Mulahusejnov, Dujakoviç, Kuzmanoviç, Cavar, Peco, Osmankoviç. Trajner: Vinko Marinoviç.

Gjyqtar: Enea Jorgji

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb