Luhet himni francez dhe 1 minutë heshtje pas sulmeve terroriste*
Hidhen fishekzjarre në fushë, tifozët protestojë ndaj FSHF, policia shoqëron 6 prej tyre*

TIRANE- Po luhet tashmë në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë pjesa e dytë e ndeshjes miqësore Shqipëri- Gjeorgji e cila shkon në favor të gjeorgjanëve. Në nisje të saj krahas himneve të dy përfaqësueseve, është dëgjuar edhe himni i Francës si dhe u mbajt një minutë heshtje në shenjë solidarizimi për ngjarjet terroriste të ndodhura 3 ditë më parë në Paris.

Mësohet se situata është tensionuar paksa kur policia ndaloi “Tifozat Kuq e Zi” të futin në stadium koreografitë e tyre të zakonshme, si dhe foto të personazhit të njohur tashmë, ‘Ballist’ Morina, i cili vazhdon të jetë i burgosur për armëmbajtje pa leje. Tifozët hodhën fishekzjarre në fushë në shenjë proteste, duke ndërprerë për disa sekonda ndeshjen në minutën e 7-të. Policia mësohet se ka shoqëruar 6 prej tifozëve, menjëherë pas këtij akti. Tifozët e shoqëruar ndodhen në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.

“Më datë 16.11.2015, në mjediset e Komisariatit nr.1 janë shoqëruar 6 persona të cilët gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv, Shqipëri-Gjeorgji, ne stadiumin “Qemal Stafa” kanë ndezur fishekzjarre, duke prishur rendin dhe qetësinë. Po punohet në lidhje me situatën e ndodhur”,- thuhet në njoftimin e policisë

Porta e kuqezinjve u prek që në minutën e ’02 me një gol të Amisulashvili. Gjeorgjianët shënuan golin e dytë me anë të Chanturia në minutën e ’52, ndërsa tanët janë zgjuar nga gjumi në minutën e’88, kur Basha preku portën kundërshtare. Në minutën 90+2 Cikalleshi dyfishoi rezultatin duke marrë një barazim të artë me gjeorgjianët.

Miqësorja e sotme Shqipëri-Gjeorgji është e fundit që Kombëtarja do të luajë në stadiumin “Qemal Stafa”, pasi në muajin janar impianti aktual pritet të prishet dhe më pas të ndërtohet “Arena Kombëtare”. Në dy vitet e fundit ndeshjet miqësore dhe ato eliminatore, Shqipëria i ka luajtur në “Elbasan Arena”, pasi “Qemal Stafa” nuk i plotësonte kushtet e vendosura nga UEFA

Ndeshja minutë pas minute
Mbyllet sfida, Shqipëri-Gjeorgji 2-2
90+2′ GOOOOL CIKALLESHI, supergol nga sulmuesi kavajas që godet fluturimthi dhe barazon rezultatin.
88’ GOOOL SHQIPERIA, Basha gjuan nga larg dhe topin pushon në rrjetë, 1­-2 për gjeorgjianët.
82′ Goditje dënimi, Agolli provon me të majtë, por fare parnë shtyllës pingule.
75′ Berisha largohet dhe i le vendin Hoxhës.
72′ Kuqezinjtë të pa qartë, nuk arrijnë në asnjë moment të rrezikojnë
65’ Gashi zëvendësohet nga Cikalleshi.
60′ Largohet edhe Roshi, ne vendin e tij Manaj.
58′ Gjeorgjianet godasin shtyllen e portes se Berishes. Skuadra jone shpeton nga pësimi i golit te trete.
57′ Dy zëvendësime në skuadrën tonë. Dalin Lenjani dhe Xhaka dhe hyjnë Shala dhe Basha.
52′ Chanturia, pas një aksioni pa pretendime, i vetëm midis mbrojtjes sonë, gjuan dhe shënon. 0­-2 për Gjeorgjinë, e cila befason për të dytën herë skuadrën tone.
46’ Gashi gjuan me kokë, por topi shkon në duart e portierit gjeorgjian, që me lehtësi pret.
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Gjeorgji 0-1
40′ Gashi gjen golin, por ka pozicion jashtë loje, pozicion i dyshimtë.
37′ Pranë golit Shqipëria, Gashi pason bukur te Lenjani që vjen me shpejtësi dhe futet drejt zonës, kthen topin në qendër dhe për pak sa nuk arrijnë Sadiku dhe Gjimshiti ta shtyjnë në rrjetë.
30′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria, largohet Lila i dëmtuar, në fushë Gjimshiti.
25′ Kuqezinjtë luajnë përpara, por nuk arrijnë në asnjë moment të jenë kërcënues.
18′ Sadiku lë një top të mirë për Gashin, ky i fundit godet nga jashtë zonës me të majtën, por jashtë kuadratit.
14′ Kuqezinjtë hidhen në sulm duke kërkuar golin e barazimit, Gjeorgjia mbrohet mirë.
10′ Kërcënues sërish gjeorgjianët, goditje nga distanca, por pret mjaft mirë Etrit Berisha.
07′ Ka tension, tifozët hedhin flakadanë në fushë duke ndërprerë për disa sekonda ndeshjen.
05′ Goditje kendi për Shqipërinë, kroson Xhaka, por nuk e shfrytëzon askush.
02′ GOL GJEORGJIA, shënon Amisulashvili. Krosim nga e majta, mesfushori harrohet në zonë dhe i vetëm përballë berishës godet dhe dërgon topin në rrjetë.
01′ Ka nisur sfida, topin e parë e luajnë gjeorgjianët. (Panorama Sport)

Mesazhi i tifozëve për FSHF
‘Ku i keni tifozët’? Kështu shkruajnë shkruajnë në banderolën e tyre, për ndeshjen miqësore Shqipëri-Gjeorgji tifozët kuqezi. Mësohet se ky mesazh i tyre i drejtohej FSHF-së, pasi sipas tifozëve federata i shpërfilli për ndeshjen me Serbinë.

ku

Mësohet se policia ka ndalur “Tifozat Kuq e Zi” të futin në stadium koreografitë e tyre të zakonshme, si dhe foto të personazhit të njohur tashmë, ‘Ballist’ Morina, i cili vazhdon të jetë i burgosur për armëmbajtje pa leje. Tifozët hedhin flakadanë në fushë në shenjë proteste.

Formacionet zyrtare
Shqipëri: Berisha, Lila, Ajeti, Veseli, Agolli, Lilaj, Xhaka, Lenjani, Roshi, Sadiku, Gashi; Trajner: Xhani De Biazi.
Gjeorgji: Revisnvili, Lobzhaniddze, Grigalava, Kashia, Amisulashvili, Kankava, Daushvili, Gelashvili, Qazaishvili, Chanturia, Navalovski. Trajner: T. Tskhadadze

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb