Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vendosi të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultatit, për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Elbasan, qarku Elbasan dhe të shpallë fitues kandidatin e Partisë Socialiste Gledjan Llatja.

Po ashtu, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Elbasan, Qarku Elbasan.

KQZ miratoi edhe tabelën përmbledhëse të rezultatit, për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Lushnjë, qarku Fier dhe të shpallë fitues kandidatin Fatos Tushe, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

KQZ miratoi po ashtu, tabelën përmbledhëse të rezultatit, për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Lushnjë, Qarku Fier.

KQZ hodhi shortin për kërkesën ankimore nr. 1, e cila do të relatohet në mbledhjen e datës 05 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: