TIRANE – Qytetarët e Tiranës do të duhet të paguajnë për vendparkim në 71 rrugë të kryeqytetit, përveç zonës ku banojnë. Pas më shumë se tri orësh debate, Këshilli Bashkiak miratoi dje vendimin për krijimin e agjencisë “Tirana Parking”, me 105 punëtorë, që do të administrojnë parkimet në kryeqytet nga ora 07:30 deri në 20:00 të mbrëmjes.

“Panorama” shkruan sot se parkingu te sheshi “Italia”, nga i cili Bashkia fiton çdo ditë 1 mijë euro, ka shërbyer si projekt pilot për të kaluar në një megaprojekt, që parashikohet të shëndoshë financat e institucionit. Së paku, kështu e përshkruan nismën këshilltarët e majtë.parkim

Gjithashtu, ky projekt u jep fund “arkave bosh” nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke tarifuar qytetarët për vendparkime që në zonat më të populluara është 1 mijë lekë/orë, në zona me më pak intensitet 40 lekë, ndërsa në ato shumë pak të populluara, ku edhe kërkesa është më e ulët, individët mund të parkojnë kundrejt vetëm 20 lekëve. Tarifa më të larta që shkojnë deri në 800 lekë në ditë do të kenë ata që dëshirojnë të qëndrojnë më tepër apo të abonohen për një kohë të gjatë në të njëjtin vendparkim.

Shumë shpejt pritet të konkretizohet për banorët karta e rezidentit me elementet e sigurisë, ndërsa për parkimet me biletë do të ketë edhe gjoba për ata që nuk e ruajnë atë. Shqetësimi i këshilltarëve, por edhe i banorëve, është nëse Bashkia mund të sigurojë për të gjithë rezidentët vende parkimi.

Në tabelën ngjitur janë përcaktuar ndarjet për secilën rrugë. Për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimet e lira janë parashikuar në një masë jo më të vogël se 5%, ndërsa rezervimi i një numri të caktuar vendesh për rezidentët varion sipas rrugëve e kërkesë-ofertës për atë segment. parkim1
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: