SHBA 

Legjislacioni i Floridas miratoi të mërkurën një projekt-ligj që lejon mësuesit të mbajnë armë në klasë, duke kanalizuar një program të nisur pak kohë më parë, me qëllim parandalimin e masakrave nëpër shkollat e kësaj zone në Amerikë.

Dhoma e Përfaqësuesve e Floridas votoi me 65 vota “pro” dhe 47 “kundër” p[as një debati prej 2 ditësh për këtë çështje, raporton “Reuters”. Guvernatori republikan Ron DeSantis pritet të nënshkruajë ligjin, aq me rëndësi për të mbajtur qetësi publike.

Më 14 shkurt 2018, një ish-student i armatosur me një pushkë gjysmë-automatike hapi zjarr në Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, Florida, duke vrarë 17 vetë dhe duke plagosur 17 të tjerë.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Shoqata Kombëtare e Armëve argumentuan se një mësues i armatosur mund të parandalojë masakra të tilla me kaq shumë viktima e perona të plagosur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: