SHBA- Senati amerikan ka miratuar nominimin e Brett Kavanaugh, si gjykatës në Gjykatën Supreme. Mësohet se Senati miratoi emrin e Kavanaugh me 50 vota pro, ndërsa mandat i gjyqtarit në gjykatën më të lartë të SHBA-së është i përjetshëm.

Emri i Kavanaugh ishte përfolur javët e fundit për shkak të akuzave të nisura drejt tij nga disa gra, të cilat e kanë akuzuar për ngacmime seksuale. Ndërkohë, vet Kavanaugh hodhi poshtë këto akuza.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi hetim të FBI-së lidhur me këto pretendime, ndërsa më pas Agjencia ia dorëzoi Komitetit të Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë raportin me të dhënat e kërkimit. Po ashtu, kundër zgjedhjes së Kavanaugh protestuan edhe qindra persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb