Pas më shumë se 1 jave kërkim, më në fund është gjetur trupi i pajetë i 55-vjeçarit Fran Bardhi në lumin Fan të Mirditës.


Bardhi u mbyt më 5 shkurt teksa punonte buzë lumit por rrjedha e furishme e tij rezultoi fatale për 55-vjeçarit. Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan polumbarët e Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter Cougar që monitoronte nga ajri mbi lumin Mat.


Djali i Bardhit u shpreh pas ngjarjes së rëndë se të atin e kishte marrë rryma e ardhur nga HEC-i i Respit.


(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: