MIRDITË-Një zjarr ka përfshirë pyjet e fshatit Arrëz në zonën e Kaçinarës, në Mirditë. Banorët kanë telefonuar në News24, ndërsa kërkojnë ndihmën e autoriteteve për fikjen e zjarrit, pasi sipas tyre rrezikohen edhe 15 banesa në fshat.

Banorët shprehen se deri tani janë djegur mbi 5 hektar pyje, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe përcjellësit elektrikë në fshat. Deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit malor. Vatra e zjarrit në pyll u konstatua që ditën e djeshme, ndërsa sot ka marrë përmasa më të mëdha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: