NGA ARTAN FUGA*

Ckriminalizimi i politikës, i Kuvendit, pra spastrimi i administratës publike dhe i Kuvendit, apo këshillave bashkiake nga njerëzit e kriminalizuar, është një gjë shumë pozitive.
Le të mbajnë përgjegjësi ata që kanë dashur të bëjnë demokraci duke bashkëpunuar me krimin dhe njerëz të inkriminuar.
Por, le të jemi logjikë dhe të vërtetë.
A duhen vazhduar të votohen e të hyjnë në fuqi ligje nga Kuvendi pa u bërë çkriminalizimi i tij më parë?
Se kësaj i thonë pastaj heqim të inkriminuarit, por mbajmë ligjet që na kanë lënë pas qafe kriminelët.
Kjo është tallje me publikun dhe qytetarin.
A kanë ndikuar të inkriminuarit në formulimin e ligjeve?
Përderisa kanë votuar nuk përjashtohet aspak mundësia që kanë ndikuar. Kjo është apriori e padiskutueshme. Sa është shkalla e ndikimit, këtë nuk e gjen dot asnjeri.
Prandaj le t’i përmbahemi parimit të kujdesit, pra që ligjet themelore, ato më të debatuarat, ato që janë kthyer nga Presidenti, etj., t’i rishikojmë dhe të bllokohen deri në një etapë të dytë.
Së paku, të mos votohen ligje të tjera pa u çkriminalizuar Kuvendi.
A ka ligje të cilat duken nga përmbajtja se janë ndikuar dhe influencuar edhe nga interesat e botës të krimit, e informalitetit, e ekonomisë të errët, e lobive kriminale, ose e sipërmarrjeve informale?
Po, unë kam bindjen për së paku një.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: