Llogaria zyrtare e mediave sociale për fushatën Biden-Harris në rrjetin social X, tashmë është riemërtuar zyrtarisht në @KamalaHQ. Është një tjetër shenjë se sa shpejt aparati rreth fushatës së Presidentit Biden po ripërdoret për të mbështetur Harris.
Në postimin e parë që nga ndryshimi, @BidenHQ, llogaria i riprezantohet 455,000 ndjekësve të saj duke thënë: “Mirë se erdhe në qendrën e Kamala-s.”
Postimi i dytë është një meme e diagramit të Venit, raporton BBC. Sigurisht, është e pamundur të spekulohet se cilat postime mund të vijnë nga llogaria, por në fillim të këtij viti, fushata e Joe Biden përdori këngën e Kendrick Lamar “Euphoria” për të kundërshtuar Donald Trump.
(BalkanWeb)