TIRANE
Një ditë pas lirimit nga burgu të Safet Bajri, i njohur si “ i forti i Shkodrës”, një personazh i shoëbizit, Atdhe Xharavina ka treguar se ka miqësi me të. Xharavina ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku i uron rikthimin mes tyre të Bajrit.
“Mirëserdhe prap mes nesh vëlla”, shkruan Atdheu në foto.
Kujtojmë se më 22 shtator të 2018 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit ‘OAZ’ ndër të cilët edhe Safet dhe Enver Bajri.