TIRANE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.


Përmes një postim në Twitter, Balla ka shprehur mirënjohjen e tij për gatishmërinë dhe mendimin e Komisionit të Venecias lidhur me rastin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta.


“Mirënjohës Komisionit të Venecias  për gatishmërinë e tyre për të dhënë mendim në Parlamentin shqiptar. Një procedurë e fajësimit të Presidentit po ecën përpara në një rast të shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës. https://twitter.com/venicecomm/status/1154734838194298882” -shkruan Balla në twitter.


(BalkanWeb)