TIRANE – Sezoni i parë i ‘The Voice of Albania’, në vitit 2011, pati një vëmendje maksimale nga publiku. Ai emision ishte risia e ekranit dhe e spektakleve muzikore që i mungonin publikut shqiptar.

Trajnerët e sezonit të parë ishin gjithashtu risi për një format të tillë: Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Miriam Cani dhe Elton Deda. Audicion pas audicioni, ata provuan talente në muzikë, një pjesë e të cilëve e vazhduan rrugën e saponisur në The Voice.

Një prej këngëtarëve më të talentuar, edhe pse nuk fitoi çmimin e parë nga ai audicion, është edhe Ylli Limani, i cili, mbrëmjen e djeshme, 7 vjet më pas ishte përballë Miriam Canit, anëtares së rikthyer në The Voice Kids.

Limani ishte për të përshëndetur spektaklin me dy nga hitet e tij të momentit. Pas performancës, Miriami kujtoi me nostalgji kohën e sezonit të parë dhe nuk harroi të përmendë edhe faktin që për Yllin, ajo as nuk e kishte shtypur butonin. Pasi Ledioni ia kujton këtë moment, ajo pranon e zënë në faj: “Jooo, nuk e kam shtypur fare butonin për Yllin”, por shtoi se është pikërisht Ylli një rast tipik që tregon se në këtë spektakël nuk ka rëndësi sesa lart shkon.

Më shumë se kjo, ka vlerë rruga që bën më pas. Ylli ka shkëlqyer dhe sot është ndër këngëtarët e rinj më të talentuar në tregun muzikor shqiptar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: