Ulur në një lëndinë, veshur me një fustan të bardhë, Miriam Cani po shijon perëndimin te Kodrat e Liqenit në Tiranë. Këngëtarja, e cila muaj më parë ka deklaruar shtatzëninë, tashmë po kalon një periudhë relaksi dhe po u përkushtohet në maksimum emocioneve të para-mëmësisë.

Në foton e publikuar së fundi në rrjetet sociale, këngëtarja duket me barkun e fryrë, edhe pse e veshur me një fustan të bardhë, i cili e tregon tejet engjëllor portretin e saj. Çifti Miriam Cani dhe Alban Skënderaj shumë shpejt do të bëhen prindër, pasi prej muajsh janë në pritje të një fëmije. Artistët kanë zbuluar se gjinia e fëmijës së tyre të parë është vajzë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: