TIRANE

Këngëtarja e njohur Miriam Cani është në pritje të ëmbël. Në koncertin recital të Albanit në Prishtinë, Miriami dha lajmin e bukur se do të bëhej nënë për herë të dytë. Tashmë këngëtarja është në muajin e 6-të të shtatzënisë.

Untitled 24
Untitled 24

Ajo ka preferuar që këtë periudhë ta shijojë pa publikuar shumë foto gjatë pritjes së ëmbël. Gjithsesi, ditene sotme ajo ka postuar në Instastory një foto teksa qëndron e ulur dhe barku i rrumbullakosur, nuk mund të fshihet më. Pa grim, me syze, me nurin e shtatzënisë, Miriami duket e qetë dhe në formë në këtë periudhë të jetës së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: