Miriam Cani dhe Alban Skenderaj janë një nga çiftet më simpatikë dhe më të përfolur të show bizit shqiptar. Së fundmi këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku ka rrëfyer për prapaskenat e propozimit për martesë që Albani i bëri asaj në thellësitë e Oqeanit Indian para disa vitesh.

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu”-rrëfen ajo.
-640-0-5ab79ad03c5e3
Kujtojmë se video e propozimit u bë pjesë e videoklipit të këngës “Nëse thua po”, të cilën Albani ia dedikon Miriamit.
-640-0-5ab79ac86ce36
alban skenderaj
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb