TIRANE

Miriam Cani në një intervistë për revistën ‘Class’ ka folur më shumë për jetën dhe karrierën e saj. Këngëtarja ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin dhe vajzën, por edhe për disa aspekte të karrierës që kanë tërhequr vëmendje.

Pyetjes për faktin që nuk ka marrë pjesë në festivale të muzikës shqiptare, Mirami ju përgjigj me sinqeritet duke pranuar se ka qenë një zgjedhje e mirëmenduar e saj.

“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun”- është shprehur Miriam Cani.

Pyetjes së cfarë e bën Miramin të ndihet vërtet si në parajsë ajo është përgjigjur familja.

“Pa dyshim familja ime. Ata janë gjithçka që unë kam ëndërruar gjithmonë. Edhe profesioni im më bën shumë të lumtur, por është gjithmonë dytësor. Parajsën dhe paqen e vërtetë e gjej gjithmonë në shtëpi pranë njerëzve të zemrës time që më duan pa kusht”-thotë këngëtarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: