TIRANE

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë zyrtarisht burrë e grua! Ditën e djeshme Miriami ka bërë të ditur lajmin e ëmbël duke publikuar disa foto nga dasma përrallore, e cila u organizua në Maldive, në po të njëjtin vend ku Miriami mori propozimin për martesë, 6 vite më parë.

Edhe pse lajmi është bërë ditën e djeshme ceremonia është mbajtur më 7 maj. Nuk mund të mungonte edhe engjëlli Ameli, e cila është fryti i kësaj dashurie përrallash!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“PO! U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht ‘burrë e grua’, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim ‘PO’ përpara Zotit dhe njerëzve që na duan, por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë ‘PO’ nga momenti i puthjes së parë! U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë herë jo në botën e magjishme nënujore, por vetëm pak metra më larg, në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar. Një pikë e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit.
Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e ëngjëllit tonë, Amelisë. PO … deri sa vdekja të na ndajë! 7 Maj, 2019”, -ka shkruar Miriami, përkrah fotove nga dasma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb