TIRANE – Përveçse janë partnerë në jetën private, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë bashkëpunuar edhe në aspektin profesional. Në të kaluarën nuk kanë munguar duetet e çiftit të famshëm të skenës shqiptare.

miriam-cani

Ndërkaq duket se ata kanë vendosur që të vijnë përsëri me një duet në një të ardhme të afërt. Kështu ka aluduar Miriami përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo e ka publikuar një fotografi të përbashkët të çiftit në Instagram me mbishkrimin: “A jeni gati për duetin e radhës?”.

Dhe natyrisht se të gjitha komentet kanë qenë pohuese dhe pozitive për çiftin e dashur të muzikës sonë. “Ende ka shpresë” dhe “Let me die ëith you” janë duetet e suksesshme të Miriamit dhe Albanit të publikuara në vitin 2013. Dy këngëtarët janë prindër të vajzës Amelia, e cila më 28 nëntor bën 2 vjeçe.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: