TIRANE – Miriami dhe Albani kanë realizuar këngën e tyre të re, një bashkëpunim që vjen pas disa vitesh. Miriam Cani tha dje që ky është bashkëpunimi më i sinqertë i jetë së saj.

miriam-cani

Kënga do të publikohet në një datë shumë të veçantë për çiftin, më 28 nëntor ditw kur vajza e tyre do të mbushë 2 vjeçe.Titullohet “Dhurata”, që është dhurata që iu është bërë atyre në këtë datë, por edhe dhurata që ata i bëjnë publikut.
miriam
“Të Martën, më 28 Nëntor me tinguj e fjalë zemre vjen “DHURATA” jonë per ju”, shkruajnë ata njëkohësisht duke publikuar një foto nga seti i realizuar në Firence, ku ndoshta kanë realizuar edhe klipin e këngës së tyre.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: