TIRANË

Drejtori i zyrës së Katekizmit në Kishën Ortodokse të Shqipërisë Mirion Çako i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se “ngjallja” është mesazhi i Pashkëve për të gjithë.

“Krishti u ngjall. Ai u zbrit si Zot dhe vdiq si njeri. Krishti, duke paguar drejtësinë me gjakun e tij, mori edhe mbretërinë e Hadit. Krishti ngjalli disa miq të tij.

Krishti u ngjall në të tretën ditë, por nuk e dimë orën. Orën nuk e dimë, sepse ai kishte dalë nga varri pa e kuptuar. Apostujt u habitën kur e panë që Krishti u ngjall. Krishti iu thotë: ‘Prekmëni’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Madje iu tha ‘lëndomëni’ dhe kështu ndodhi. Ai vdiq si njeri, po kishte një trup të pavdekshëm. Ne presim ringjalljen e Krishtit. Të gjithë vdesim. Kur të jetë dita e gjykimit, Krishti do të na ndajë për mëkatet që kemi bërë në jetë. Trupi ynë është një banesë shpirtit e qenia njerëzore është e përbërë nga trupi dhe shpirti”, tha Çako.

Mirion Çako u shpreh se Krishti vdiq si njeri me qëllim që të gjejë njeriun.

Ai shtoi se çdo njeri vdes çdo ditë me anë të gjumit në mbrëmje. “Ne vdesim për çdo herë kur flemë çdo mbrëmje. Kur ne vdesim, në fakt thjesht flemë. Ne ikim të flemë. Varrezat janë fjetore. Krishti do të ringjallet dhe do të gjykojë trupat që po flenë”, deklaroi Çako.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb