Gazeta britanike “Mirror” i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare, si kontrolluesja kryesore e portit Antwerp në Belgjikë, ku tashmë njihet si kryeqyteti i kokainës.
Në artikull, tregohet se si anëtarët e bandës shqiptare e trafikojnë kokainë në Europë e kryesisht në Britani.
Artikulli i Mirror
Është i njohur për tregtinë e diamantit – por tani Antwerp është kryeqyteti i kokainës në Europë. Kontrabandistët përdorin portin për të çuar drogë në Britani pas kërkesave rekord. Rojet e kufirit në qytetin belg po humbin luftën kundër lordëve kolumbianë të drogës. Anëtarët e mafies shqiptare me bazë në Antwerp më pas e dërgojnë drogën në Britaninë e Madhe. Një informator në port thotë: “Kartelet e drogës e kanë zbuluar se është relativisht e lehtë të përdoret Antwerp si një rrugë arratisjeje për në Britani.

“Stafi i portit bën më të mirën dhe kanë zbuluar një numër të madh komplotesh. Por ata nuk kanë burimet për t’i ndalur këto. Ata po e humbasin luftën duke fituar vetëm disa beteja të vogla” thotë informatori.
I gjithë porti i drogës është tani kryesisht i kontrolluar nga shqiptarët, të cilët kontrabandojë drogë këtu nëpërmjet Southend, Essex, përpara se ta shpërndajnë në mbarë vendin – me fokusin kryesor në Londër.

Hetimi nisi pas një raporti këtë muaj se Antwerp kryesonte tabelën e drogës. Nga testet në Europë, kreun e mbante Londra për qarkullimin e drogës, por këtë viti qyteti belg Antwerp e ka tejkaluar. Dhe ndërsa përdorimi i kokainës është në rritje atje, po kështu është edhe sasia e drogës e kontrabanduar jashtë.

Statistikat zyrtare tregojnë vetëm 2% të 8 milionë kontenierëve që kalojnë nëpërmjet Antwerp çdo vit. Dhe punëtorët e porteve në Kolumbi, Ekuador dhe Venezuelë po ia bëjnë më të vështirë policëve belgë duke e futur drogën në kontenierë legjitimë duke anashkaluar vulën e sigurisë përpara se të fillojnë udhëtimin e tyre. Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekord të kokainës që kontrabandohet në Europë nëpërmjet Belgjikës.

Në doganën belge u zbuluan rreth 22 tonë kokainë në 8 muajt e parë të vitit 2016, më shumë se sa rekordi i mëparshëm i 18 tonëve në total në të gjithë vitin 2012. Në muajin mars, zyrtarët gjithashtu zbuluan 3 tonë kokainë në një kontenier bananesh nga Kolumbia. Rritja e kontrabandimit po shkakton një problem të madh të përdorimit të drogës – jo vetëm në qytetin belg.

Një banor filipinas në Antwerp shpenzonte 1000 paunë në javë për kokainë, por tani është rikuperuar me ndihmën e klinikë “Narkotikët Anonimë”. Ai rrëfen: “Aty mund të gjesh kokainë më shpejt se sa në vende të tjera. Është shumë e lehtë ta marrësh. Një gram është 50 euro, gjysma e çmimit që shitet në vendet e tjera në Europë. Dhe ka cilësi më të mirë. Mafia shqiptare është ajo që përfiton më shumë, me transportin në Britani. Ata e shesin me 50 mijë euro kilogramin në Angli, ndërkohë që në vende të tjera shitet me 30 mijë euro”.
(Përktheu:Endri Farka/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb