Barcelona ka njoftuar tashmë Federatën Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) se skuadra e saj e parë do t’i luajë ndeshjet e saj në shtëpi sezonin e ardhshëm në stadiumin Olímpic Lluís Companys.

Ky hap vjen në një kohë kur katalanasit po negociojnë një marrëveshje financimi prej 1.5 miliardë eurosh me fonde të ndryshme  për të kryer rinovimin e Espai Barça, projektin e rimodelimit të Camp Nou-, si dhe zonave përreth tij.

Skuadra e parë do të detyrohet të luajë ndeshjet e saj në shtëpi në Estadi Olímpic Lluís Companys deri në nëntor 2024, kohë kur është planifikuar të kthehet në shtëpinë e saj të vërtetë. Idetë për mënyrën sesi do veprohet kanë qenë të ndryshme, por në fund është parë e arsyeshme të vendoset kështu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: