Artisti i Merituar Mirush Kabashi i ftuar në studion e emisionit “N’Kosovë show” që transmetohet drejtpërdrejtë edhe në “News 24” tha se gjithë bota është habitur se çfarë mikpritje ka kombi shqiptar, si ata që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe ata në Kosovë.

Kabashi theksoi se kombi shqiptar sot është më i bashkuar se asnjëherë, është solidar dhe e ka krijuar si festë edhe tragjedinë, sepse ka një pozitivitet te populli shqiptar.

Kjo ishte një shkundje e madhe. Për mua, për familjen time. Për Shqipërinë, për kombin shqiptar. Në familjen time vajza e vogël është tronditur shumë. Por dhimbjet e familjes sime ndoshta janë pak duke pasur parasysh dhimbjen e atyre viktimave dhe të plagosurve nga ky tërmet. Ne si shqiptarë kemi një xhevahir shumë të madh: mikpritjen. U habit gjithë bota që një vend aq sa jemi, priti 800 mijë vetë dhe nuk pati asnjë problem, por përkundrazi u kthye në festë. Pavarësisht problemeve të vogla, prapë shqiptarët ishin e janë të bashkuar. Nuk po them se po lahet nderi, jo. Unë iu thosha shqiptarëve të Kosovës, ju do bëni më shumë nga ne dhe u tregua se ata treguan solidaritet e zemërgjerësi”, deklaroi aktori Mirush Kabashi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb