Nga: ZONJA KATERINA


600 gr mish derri
800 gr – 1 kg presh
2 speca të kuqe
2 thelpinj hudhër
2 kokrra qepë
½ filxhan uthull
3-4 lgj vaj ulliri
1 spec djegës
Kripë, piper, rozmarinë


Në një tigan hedhim pak vaj dhe vendosim mishin të kaurdiset për 3-4 minuta. Ndërkohë paralelisht në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim fillimisht qepën të prerë në rrathë për rreth 3 minuta, më pas shtojmë preshin të prerë në copa të mëdha. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 5 minuta, më pas shtojmë hudhrat dhe specin e kuq. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe i lemë të kaurdisen së bashku dhe për 2-3 minuta të tjera. Shtojmë më pas mishin dhe sapo të fitojë nxehtësi e shuajmë me uthull. E rregullojmë shijen me kripë, piper dhe rozmarinë dhe në fund shtojmë ujë në masë të përbërësve ose lëng perimesh. E mbulojmë gatimin me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)


Etiketa: