Nga Zonja Katerina
Përbërësit

800 gr mish, 1 kg lulelakër, 1 kokërr qepë, ½ lgj salcë domate, 2 kokrra domate, ½ gotë verë ose raki, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 gotë lëng lishi, Majdanoz ose koper, Kripë, piper.

Përgatitja

Presim mishin në racione të vogla dhe e kaurdisim në një tenxhere me pak vaj ulliri derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. E pudrosim mishin me kripë dhe piper të zi dhe vazhdojmë kaurdisjen.

Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe e kaurdisim së bashku me mishin. E lemë qepën të kaurdisiet për 4-5 minuta dhe më pas e shuajmë gatimin me verë të bardhë.

Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të grira në rende. Sapo domatet të fitojnë nxehtësi shtojmë një lugë salcë domate. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe e lemë mbuluar me kapak të marrë valë fillimisht me lëngjet e veta.

Më pas shtojmë 1 gotë lëng mishi dhe lulelakrën, ulim temeparturën dhe e lemë gatimin të ziejë sa më avash. Pasi të ketë përfunduar fikim sobën, e lemë në nxehtësinë e saj të ajkoset dhe më pas e servirim me koper ose majdanoz të freskët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb