Recete nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr fileto gici
200 gr rrush i bardhë
3-4 lugë lëng rrushi
3 qepë të njoma
1 lugë rrush i thatë
50 ml verë e bardhë
50 gr gjalpë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Pak miell

Përgatitja
Filetot e gicit i lyejmë me kripë, piper të zi dhe miell. I skuqim në gjalpë sa të marrin ngjyrë dhe i heqim. Shtojmë qepët e njoma në tigan dhe i gatuajmë deri sa të zbuten. Shtojmë lëngun e rrushit, kokrrat e rrushit, vazhdojmë i gatuajmë dhe 5 minuta dhe në fund shtojmë mishin. I shuajmë me verë dhe i lëmë të gatuhen rreth 15 minuta bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: