Nga: ZONJA VJOLLCA*
MISH I GRIRE ME PERIME

500 gr mish të grirë
700-800 gr spinaq
500 gr speca të kuq
1 kokërr vezë
2 feta bukë
2 kokrra qepë
2 thelpinj hudhër
Majdanoz
Arrë moskat
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Pluhur pjekës

Fillimisht kaurdisim qepën derisa ajo të bëhet transparente, më pas e vendosim në një tas ku shtojmë mish të grirë, bukë të zbutur në qumësht ose ujë, një kokërr vezë, majdanoz, kripë, piper të zi dhe pak pluhur pjekës. E punojmë me dorë ashtu siç punojmë dhe brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë për disa minuta. Kalojmë në tigan për pak minuta spinaqin me pak gjalpë, arrë moskat dhe hudhër. Në një tavë ku kemi vendosur një letër kuzhine më parë vendosim një shtresë nga brumi i përgatitur, e nivelojmë dhe të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me spinaqin e zier. Shtrojmë shtresën e dytë të brumit dhe mbi të vendosim specat e kuq të pjekur. Në fund vendosim shtresën e tretë të brumit të përgatitur me mish të grirë. E vendosim në furrë fillimisht për 15 minuta në temperaturën 220 gradë Celsius, më pas e nxjerrim dhe e kthejmë nga ana tjetër. E vendosim përsëri në furrë duke ulur temperaturën në 190 grade Celsius.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb