Nga: ZONJA VJOLLCA*
4 biftekë
1 kokërr qepë
1 karrotë
100 ml verë të bardhë
250 gr domate
60 gr ullinj
3 thelpinj hudhër
50 gr djathë parmixhano
4 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Fillimisht bifteket i vendosim në një qese celefoni dhe i shtypim me çekiç. Në mikserin ku grijmë qepën vendosim 3 thelpinj hudhër, djathin parmixhano të grirë hollë në rende, majdanozin, piperin e zi dhe një lugë vaj ulliri. Të gjithë këta përbërës i miksojmë dhe i bëjmë si salcë.

Hapim bifteket dhe tek secili vendosim pak nga salca e përgatitur, e përhapim mirë salcën në të gjithë sipërfaqen e biftekut dhe më pas e mbështjellim role duke e fiksuar me stikadent.

Vendosim tiganin me 3 lgj vaj ulliri dhe skuqim nga të gjitha anët mishin e mbështjellë. Kur mishi të jetë zverdhur shtojmë ullinjtë, qepën dhe karrotat të prera në kubikë shumë të vegjël dhe i kaurdisim mirë. E rregullojmë gatimin me kripë dhe më pas e shuajmë me pak verë të bardhë dhe sapo alkooli të fillojë të avullojë shtojmë domatet e grira. Vendosim kapakun dhe e lemë të gatuhet në temperaturë mesatare për 20 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: