NGA ZONJA VJOLLCA

750 gr mish viçi
250 gr qepë të kuqe
100 gr gjalpë
500 gr domate
250 gr kërpudha
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Fillimisht presim mishin në kubikë dhe e kriposim. Ngrohim gjysmën e gjalpit në tigan ku kaurdisim mishin e prerë në kubikë. Ndërkohë heqim lëkurat e domateve, më pas largojmë farat dhe i presim domatet në kubikë. Në një tigan tjetër vendosim pjesën e gjalpit të mbetur dhe kaurdisim qepët. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë kërpudhat dhe majdanozin. E trazojmë dhe menjëherë shtojmë domatet dhe mishin. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ulët derisa përbërësit të marrin aromat e njëri-tjetrit. Në fund copat e mishit i vendosim në një letër kuzhine duke i paketur mirë dhe i fusim në furrë për 20 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: