Nga zonja Katerina
Përbërësit

5 racione mish, 1 kg mashurka, 2-3 qepë të njoma, 1 filxhan pure domate, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 gjethe dafine, Kripë, piper, Majdanoz.

Përgatitja

Në një tenxhere me vaj kaurdisim mishin dhe qepët për 3-4 minuta. Më pas shtojmë purenë e domates, gjethen e dafinës, kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë në masë të mishit dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare.

Në një tenxhere tjetër hedhim 1 lugë vaj ulliri dhe vendosim mashurkat e lara. I mbulojmë me kapak dhe i lemë në temperaturë të ulët duke i përzier herë pas here.

Kur mishi të jetë bërë pothuajse gati heqim racionet, i vendosim mbi mashurkat, shtojmë dhe lëngun si dhe majdonazin e grirë hollë. Largojmë gjethen e dafinës, e mbulojmë gatimin fillimisht me një pjatë më pas me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare për 25-30 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb