Recete nga znj Eneida
Përbërësit

700 gr mish
3 qepë të thata në feta
Pak miell
1 karotë në feta
Piper të zi
Kripë
3-4 lugë narden ose pekmez
1 kg patate
Vaj ulliri
Rozmarinë
Lëngun e një limoni

Përgatitja

Mishin e presim në copa të vogla, i shtojmë kripë, e kalojmë në miell dhe e skuqim në vaj ulliri. Pasi është skuqur e heqim dhe shtojmë qepët dhe karotat të prera në feta. Pasi janë skuqur shtojmë mishin, narden, i mbulojmë me ujë dhe i lëmë të ziejnë. Patatet i presim në copa të mëdha dhe i vendpsim të ziejnë për 10 minuta. Më pas i kaëojmë në tavë me vaj ulliri dhe kripë dhe i pjekim me 220 gradë.
Pasi të jetë zierë mishi, shtojmë patatet në të i fusim në furrë i pjekim me 220 gradë për 30 min afërsisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: