Nga: ZONJA KATERINA


500 gr mish
1-2 qepë
2-3 thelpinj hudhër
4-5 lgj vaj ulliri
4-5 patate
½ lgj salcë domate
8-10 domate qershi
1-2 gjethe dafine
Kripë, piper
Majdanoz për servirje


Kaurdisim racionet e mishit së bashku me qepën e grirë hollë. Sapo mishi të fillojë të krijojë koren e kuqe shtojmë salcën, gjethet e dafines, kripë dhe piper. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta, më pas shtojmë ujë në masë të mishit, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare.


Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim domatet e vogla duke u hedhur pak kripë dhe piper. I lemë domatet për 1-2 minuta të skuqen lehtësisht dhe më pas i vendosim në një tavë.

Në po të njëjtin tigan shtojmë patatet të prera në feta të holla dhe i kaurdiaim lehtë. I vendosim dhe patatet në tavë së bashku me mishin me salcë të cilin e kemi lenë për 20 minuta të ziejë. E vendosim tavën me patate dhe mish në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb