Nga: ZONJA VJOLLCA*
Mish me patëllxhane dhe qiqra
500 gr mish viçi
2 patëllxhanë
250 gr qiqra
3 qepë të vogla
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle xhinxhër
½ lugë shafran
½ lugë kimion
1 majë luge kanellë
1 gotë lëng mishi
½ lëng limoni
2 lugë gjelle majdanoz
Kripë
Piper i zi
Fillimisht patëllxhanët i presim në feta rrumbullake, i kriposim dhe i lemë derisa të nxjerrin ujin për 10 minuta, më pas i thajmë me një letër kuzhine. Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim mishin të prerë në kubikë të mëdhenj. Sapo mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtojmë qepën të prerë në rrathë, xhinxhërën, kimionin, kanellën dhe shafranin. I trazojmë të gjitha erëzat me mishin dhe i shuajmë me një giotë lëng mishi ose koncentrat perimesh. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lemë të gatuhet në temperaturë të ulët për 45 minuta duke shtuar herë pas here nga një filxhan të vogël koncentrat perimesh. Pas 30 minutash shtojmë patëllxhanët dhe qiqrat dhe i lemë të gatuhen së bashku vetëm 15 minuta. Kontrollojmë shijen për kripë dhe piper, shtojmë pak lëng limoni dhe e servirim duke shtuar pak majdanoz të freskët.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: