NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kg mish pule
100 gr pançetë
12 qepujka
250 gr kërpudha
50 gr gjalpë
1 lugë gjelle miell
1 gotë verë të kuqe
400 ml lëng pule
1 thelpi hudhër
½ lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjelle krem balsamik
1 gjethe dafine
Kripë
Piper i zi
Trumëz

Fillimisht lajmë dhe thajmë mishin e pulës dhe e ndajmë në copa, më pas e marinojmë me kripë dhe piper të zi. Në një tigan me pak gjalpë kaurdisim pançetën me qepujkat së bashku. Më pas shtojmë kërpudhat dhe i trazojmë për disa minuta, i heqim dhe i lemë mënjëanë. Copat e pulës i pudrosim me miell dhe i skuqim nga të gjitha anët derisa të marrin pak ngjyrë të verdhë. Më pas mishin e shuajmë me verë të kuqe dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. Pasi mishi të ketë filluar të ziejë shtojmë qepët me pançetën e kaurdisur dhe kërpudhat. Shtojmë dhe erëzat dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 45 minuta. Më pas copat e mishit sëbashku me perimet i largojmë me anë të një site. Lëngun e mbetur në tenxhere e kullojmë, shtojmë në të 20 gr gjalpë të ftohtë në copëza të vogla, një lugë gjelle krem balsamik i përziejmë dhe i leme per pak minuta në zjarr mesatar. Këtë salcë e hedhim mbi pjatën me mish dhe kërpudha kur ta servirim.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: