Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 pulë në racione
2 speca të kuq
2 speca jeshilë
1 qepë të thatë
200 gr salcë domatesh
2 lugë miell
Vaj ulliri
Kripë
Piper të zi/ Piper të kuq
1 majë luge turmerik

Përgatitja
Mishin e pulës e kemi zierë më parë.
Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën që e kemi prerë në kubikë. Shtojmë dhe pak kripë që të zbutet. Më pas shtojmë specat e ndarë në katrorë të mëdhenj. Pasi janë skuqur specat shtojmë salcën dhe më pas mishin e pulës. Shtojmë erëzat dhe i mbulojmë me ujë që të gatuhen bashkë. 5 minutat e fundit shtojmë miellin e tretur në pak ujë.
Në fund shtojmë majdanozin dhe e shërbejmë me pilaf.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: