Nga: ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 kg mish qengji, 1 kg kos, 1 lugë miell, 1-2 lugë gjalpë, 3-4 thelpinj hudhër, Kripë, piper

Vendosim në zjarr një tenxhere të ngrohet, më pas vendosim në tenxhere racionet e mishit dhe i kaurdisim nga të dyja anët. E spërkasim mishin me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë në masë të mishit. E lemë mishin e qengjit të vlojë duke ulur temperaturën në mënyrë që të gatuhet ngadalë.

Tresim miellin me një lugë ujë dhe e shtojmë tek kosi duke e përzier. Masën e përgatitur të kosit e hedhim në tenxhere duke e tundur që të hyjë në brendësi të racioneve të mishit. Shtojmë në fund gjalpin dhe hudhrat e grira shumë hollë dhe e lemë të marrë një valë të lehtë. E lemë më pas për 10 minuta në temperaturë të fikur të ajkoset dhe më pas e servirim duke e shoqeruar me pak pilaf.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb