Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kofshë qingji, 2 thelpinj hudhër, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 tufë dhjozëm, 1 limon (cipa dhe lëngu), ½ gotë lëng mishi / perimesh
Kripë, piper i zi, piper rozë


Përgatitja

Marrim kofshën e qingjit dhe me ndihmën e majës së thikës e hapim në mes si fletore duke u munduar të largojmë kockën. Grijmë në blender dhjozmën me hudhrat dhe 2-3 lugë vaj ulliri.

Marinojmë mishin më parë me kripë dhe piper. E vendosim mbi një dërrasë dhe ashtu të hapur e marinojmë nga brenda me salcën e përgatitur me dhjozëm. E spërkasim më pas me cipë limini, e mbyllim dhe e lidhim me spango kuzhine ose e fiksojmë vende-vende me stikadent. Bëjmë dhe lyerjen nga jashtë, e spërkasim përsëri me lëng dhe cipë limoni si dhe me kokrra piperi rozë. E lemë të marinohet për 3-4 orë në frigorifer dhe më pas e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.


Shënim: Lëngjet që dalin nga pjekja e mishit i hedhim në një tigan, shtojmë ½ gotë vere të kuqe dhe e lemë të lidhet në formën e një salce. Me këtë salcë shoqërojmë mishin të cilin mund ta servirim me patate ose me oriz.


(da.xha/BalkanWeb)