Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg mish qingji, 1 kg patate, 1-2 limona, 2-3 lgj vaj, 2 lgj gjalpë, Kripë, piper, rigon.

Marinadë për mishin:
4-5 degëza majdanoz, 2-3 degëza rozmarinë, 2-3 thelpinj hudhër, 1 lgj mustardë, 1 lgj vaj ulliri, 2-3 lgj ujë.

Përgatitja

Në një tavë vendosim patatet të lara mirë dhe të pa qëruara. I sperkasim me kripë, piper, rigon, pak vaj dhe gjalpë.

Në makinën grirëse hedhim të gjithë përbërësit e marinadës dhe i grijmë duke realizuar një lloj salce. Racionet e mishit të qingjit i spërkasim me kripë dhe piper dhe më pas i marinojmë me salcën e përgatitur duke e lyer mishin sa më mirë me dorë. E vendosim më pas mishin në tavën ku kemi vendosur patatet dhe e mbulojmë me letër kuzhine (nëse nuk kemi tavë me kapak). Mirë do të ishte ta pjekim në temperaturë shumë të ulët 120-150 gradë Celsisu për 3-4 orë, në të kundërt në temperaturën 180-200 gradë për 1 orë e 30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb