Nga: ZONJA VJOLLCA*
600 gr mish qingji
1 kg qepë të njoma
2 tufa majdanoz
30 gr salcë domate
20 gr oriz
4 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Lajmë dhe pastrojmë qepët, i presim për së gjati në ½ nëse janë të trasha dhe më pas në 2 cm gjatësi (kryesisht pjesën e bardhë dhe pak nga pjesa jeshile, jo bishtat). Në një tenxhere vendosim mishin, e kaurdisim atë sa të avullojë uji, shtojmë 4 lugë vaj ulliri dhe vazhdojmë përsëri ta skuqim pak, më pas shtojmë qepët e njoma dhe i kaurdisim derisa të zbuten pak dhe të ulin volumin. E rregullojmë me kripë, shtojmë salcën e domates dhe e lemë për pak minuta derisa salca të fillojë të ziejë. Më pas shtojmë 600 ml ujë të nxehtë derisa të mbulohen qepët. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare. Pas 30-40 minutave shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë së bashku me qepët dhe për 15-18 minuta të tjera dhe në fund shtojmë majdanozin e grirë. E lemë dhe për 2 minuta dhe më pas pasi ti ketë rënë pak nxehtësia e shërbejmë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: