MISH VIÇI ME KUMBULLA DHE BIRRE

1 kg mish viçi
3 filxhanë çaji birre
1 filxhan çaji lëng pule
1-2 filxhanë çaji kumbulla
1-2 gjethe dafine
3-4 kokrra bahar
3-4 karafila
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Kaurdisim qepën e grirë hollë në gjysëm hëne, më pas shtojmë mishin e prerë në kubikë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen sa të marrë ngjyrë mishi. E shuajmë më pas mishin me birrë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë karafilat, baharin, më pas kumbullat e thata të prera. Shtojmë dhe lëngun e pulës dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët për 1 orë – 1 orë e 30 minuta. Pasi gatimi të jetë gati e servirim spërkatur me pak majdanoz të freskët dhe shoqëruar me pure patate.

PURE PATATE

5-6 kokrra patate
2 lgj gjalpë
1-2 gota qumësht
Kripë

Fillimisht qërojmë patatet, më pas i presim në copa të mëdha mundësisht të barabarta.

Vendosim ujë me pak kripë në zjarr dhe sapo të fillojë të vlojë hedhim patatet dhe i lemë të ziejnë për 25-30 minuta. Më pas kullojmë ujin dhe shtojmë në tenxhere gjalpin, qumështin e nxehtë dhe pak kripë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit duke i shtypur patatet ndërkohë që pureja përpunohet dhe lidhet bëhet kremoze.

Shënim: Për një pure të mirë duhet patjeter që si patatet ashtu edhe qumështi të jenë të nxehta.

PETULLA ME MOLLE

2-3 kokrra mollë
1 gotë miell
1 teke konjak
½ gotë ujë
Pak kripë
1 lk pluhur pjekës

Për servirje:
Mjaltë, kanellë, fara susami të kaurdisur

Grijmë mollët në rende dhe më pas i bashkojmë në tasin ku kemi vendosur miellin të trazuar me pak kripë dhe pak pluhur pjekës. Shtojmë teken e konjakut dhe pak ujë dhe realizojmë një brumë petullash.

Në një tigan vendosim vajin dhe fillojmë skuqim petullat. Më pas i servirim me pak mjaltë, me kanellë dhe me fara susami ose me arra sipas dëshirës.

HASHURE

2 gota grurë
2 gota sheqer
3-4 lgj niseshte
Arra dhe kanellë për servirje

Grurin pasi e kemi larë dhe pastruar e vendosim të ziejë derisa të zbutet. Shtojmë më pas sheqerin dhe e lemë për 3-4 minuta.

Hollojmë niseshten me ujë dhe e shtojmë në tenxhere duke e përzier. E lemë dhe për 2-3 minuta në zjarr duke e trazuar vazhdimisht dhe më pas e servirim pudrosur me pak kanellë, me arra, me rrush të thatë, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb