Nga: ZONJA KATERINA
1 kg mish viçi
3 filxhanë çaji birre
1 filxhan çaji lëng pule
1-2 filxhanë çaji kumbulla
1-2 gjethe dafine
3-4 kokrra bahar
3-4 karafila
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Kaurdisim qepën e grirë hollë në gjysëm hëne, më pas shtojmë mishin e prerë në kubikë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen sa të marrë ngjyrë mishi. E shuajmë më pas mishin me birrë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë karafilat, baharin, më pas kumbullat e thata të prera. Shtojmë dhe lëngun e pulës dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët për 1 orë – 1 orë e 30 minuta. Pasi gatimi të jetë gati e servirim spërkatur me pak majdanoz të freskët dhe shoqëruar me pure patate.

Pure patate

5-6 kokrra patate
2 lgj gjalpë
1-2 gota qumësht
Kripë

Fillimisht qërojmë patatet, më pas i presim në copa të mëdha mundësisht të barabarta.

Vendosim ujë me pak kripë në zjarr dhe sapo të fillojë të vlojë hedhim patatet dhe i lemë të ziejnë për 25-30 minuta. Më pas kullojmë ujin dhe shtojmë në tenxhere gjalpin, qumështin e nxehtë dhe pak kripë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit duke i shtypur patatet ndërkohë që pureja përpunohet dhe lidhet bëhet kremoze.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb