Nga zonja Katerina
Përbërësit

2 bishta viçi, 2 ½ filxhanë çaji oriz, 5 filxhanë çaji ujë, 1 lgj vaj ulliri, 8-10 kokrra piperi, 1 gjethe dafine.

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim 5 filxhanë ujë të ngrohtë dhe vendosim bishtat e viçit të prera në racione së bashku me 8-10 kokrra piperi dhe i lemë të ziejnë mirë.

Kullojmë më pas lëngun, heqim racionet e bishtave duke i lenë menjëanë dhe tek lëngu i kulluar shtojmë orizin. Pasi të ketë marrë valë shtojmë dhe 1 lugë vaj dhe e lemë të ziejë derisa të krijojë bulëza në sipërfaqe. Fikim sobën, e mbulojmë orizin me pecetë dhe e lemë për 10 minuta të ftohet dhe e servirim me bishtat e viçit.

Këtë gatim mund ta vazhdojmë dhe në furrë duke vendosur orizin së bashku me lëngun dhe racionet e bishtave të viçit të zjera në një tavë në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb