Nga: ZONJA KATERINA

4 racione mish viçi
1-2 qepë të thata
1-2 thelpinj hudhër
3-4 domate të pjekura
1 filxhan pure domate
2-3 lugë miell
1 gotë verë
Kripë, piper, gjethe dafine

Për polentën:
2 filxhanë çaji miell misri
6 filxhanë çaji ujë
2 lgj vaj ulliri
Kripë

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim lehtë qepën dhe hudhrën të grirë imët. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë domatet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta të tjera. Shtojmë më pas purenë e domates dhe e lemë salcën të marrë valë.

Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim racionet e mishit të prera në feta ose në kubikë. Mishin e kemi spërkatur më parë me kripë dhe piper dhe me pak miell. E kaurdisim mishin nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë dhe e lemë derisa të avullojë alkooli.

Marrim një tavë hedhim gjysmën e salcës së përgatitur, vendosim copëzat e mishit dhe më pas pjesën tjetër të salcës. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Ndërkohë përgatisim polentën. Në një tenxhere hedhim ujë, pak kripë dhe 1-2 lugë vaj ulliri dhe sapo uji të marrë valë shtojmë miellin e misrit duke e përzier vazhdimisht derisa të lidhet dhe të bëhet si qull i plotë. Pasi mishi me salcë të jetë pjekur e servirim së bashku me polentën.
(Vila24

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb