NGA ZONJA VJOLLCA

 

500 gr mish viçi

300 gr qepë

1 kokërr vezë

4 lugë gjelle salcë soje

1 lugë gjelle miell misri

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle konjak

1 lugë kafeje sheqer

Kripë

Piper i zi

 

Fillimisht vendosim copat e mishit në një pjatë, i spërkasim me 2 lugë gjelle salcë soje dhe i lëmë të marinohen për 10 minuta. Ndërkohë në një tas rrahim të bardhën e vezës me miellin e misrit dhe ia shtojmë mishit. Trazojmë në një tjetër tas salcë e sojës që na mbeti me konjakun dhe sheqerin. Nxehim vajin në një tigan me temperaturë të lartë dhe vendosim copat e mishit të skuqen për 3 minuta. I largojmë nga tigani duke i vendosur në një pjatë të mbuluar me kapak. Në vajin ku skuqëm mishin kauërdisim qepët për 3-4 minuta derisa të zbuten, më pas vendosim mishin dhe salcën me konjak, e lemë në zjarr për 2-3 minuta dhe më pas e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb